Rusia lëshon urdhër arreste për dy gazetarë italianë, akuzohen për hyrje të paligjshme në Kursk

Rusia lëshon urdhër arreste për dy gazetarë italianë, akuzohen për hyrje të paligjshme në Kursk

Një gjykatë ruse ka urdhëruar arrestimin e gazetarëve italianë, Stefania Battistini dhe Simone Traini, të cilët punojnë për transmetuesin publik Rai.
Dy gazetarët italianë akuzohen për “hyrje të paligjshme në rajonin rus Kursk nga Ukraina më 6 gusht të vitit të kaluar , me një automjet që i përkiste forcave të armatosura të Kievit”.
Për shkak se ata janë aktualisht jashtë territorit rus, ekstradimi i tyre është kërkuar edhe nga Italia, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax .
“Urdhër arresti dhe kërkesa për ekstradimin e Stefania Battistini dhe Simone Traini janë një provokim i papranueshëm, kërkojmë që qeveria jonë të mbajë menjëherë qëndrim kundër kësaj tentative të re për të frikësuar gazetarët italianë” , thekson në një deklaratë Sindikata e Gazetarëve të Italisë.
Burimi