Rriten masat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë/ Frikë për trazira e dhunë pas rezultatit të zgjedhjeve
👁697
Ndërsa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Trump, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Kapitolit në 2021. Bëhet e ditur se shteti amerikan po përgatitet për një tjetër sulm të dhunshëm nga mbështetësit e Donald Trump nëse ai humbet përballë Kamala Harris.
Gjithashtu masave të rrepta të sigurisë ekzistuese i është shtuar edhe një gardh i zi metalik më shumë se dy metra i lartë. Kjo vjen pasi autoritetet federale dhe lokale kanë frikë nga skenat që të kujtojnë sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar 2021. Ndryshe, Trump tashmë ka filluar të vërë në dyshim integritetin e votave edhe para numërimit të votave, sidomos në Gjeorgji.
Burimi