Rreth 2000 të vdekur në një ditë, Ukraina raporton shifra rekord humbjesh për ushtrinë ruse në luftë
👁929
Ukraina pretendon se Rusia ka humbur një numër rekord trupash për të dytën ditë radhazi në luftë.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se sipas përditësimit të fundit nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Moska humbi 1,950 burra dje, duke tejkaluar rekordin e një dite më parë prej 1,770 personash.
Para kësaj, humbja e fundit rekord prej 1,740 trupash ishte raportuar në maj të këtij viti.
Shifrat nuk bëjnë dallim midis trupave të vrarë ose të plagosur, megjithëse konsensusi i përgjithshëm është se ai përfshin ushtarë të vdekur, të plagosur, të zhdukur dhe të kapur.
Ndërkohë Kremlini nga ana e tij, nuk bën të ditur numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.
Burimi