Pse nuk duhet t’i qëroni frutat dhe perimet
Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Advances in Nutrition”, kur hiqen lëkurat frutave dhe perimeve, një përqindje shumë e konsiderueshme e lëndëve ushqyese që luftojnë sëmundjet dhe e mbajnë trupin tuaj të shëndetshëm hiqen po ashtu.
“Lëvoret përmbajnë substanca shumë të shëndetshme si antioksidantë, vitamina dhe fibra”, thekson Carolyn Brown, eksperte e të ushqyerit.
“Për shembull, rreth 1/3 e lëndëve ushqyese në një mollë, si vitamina C, vitamina A dhe kaliumi, gjenden në lëkurë. E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet e tjera. Lëkura e një patate përmban gjysmën e karbohidrateve që ju ndihmojnë të jeni të ngopur dhe një përqindje shumë të madhe kalciumi dhe hekuri. E njëjta gjë është e vërtetë për të gjitha perimet me niseshte, ndërsa lëvozhgat dhe lëvoret përmbajnë rreth gjysmën e përmbajtjes totale të fibrave të një fruti”, shton Brown.
Nëse ju duket e pamundur të hani lëkurat e disa ushqimeve, atëherë përfitoni nga potenciali i tyre i dobishëm. Për shembull, mos lejoni që lëvozhgat e agrumeve të shkojnë dëm: ruajeni lëkurën e portokallit tuaj diku dhe përdorni atë për t’i dhënë shije shtesë pulës ose peshkut tuaj.
Burimi