Protestuesit në Kenia i vënë flakët Parlamentit pas miratimit të ligjit për taksat e reja! Qëllohen për vdekje disa demonstrues

Protestuesit në Kenia i vënë flakët Parlamentit pas miratimit të ligjit për taksat e reja! Qëllohen për vdekje disa demonstrues

Kaos në Nairobi! Protestuesit i kanë vënë flakën parlamentit pas miratimit të një një projektligji të diskutueshëm tatimor. Por, ky veprim ka sjellë pasoja në njerëz, ku policia ka qëlluar për vdekje disa demonstrues.
 Trupat e pesë protestuesve u panë jashtë ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin kenian, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pasi policia qëlloi me armë zjarri ndërsa kompleksi u sulmua nga demonstruesit pas miratimit të projektligjit.
Mijëra njerëz protestuan sot, teksa kërkuan që politikanët të votojnë kundër taksave të reja të propozuara në projektligjin e diskutueshëm të financave.
 Por pasi u miratua, Reuters raporton se kompleksi i parlamentit u depërtua nga qytetarët, të cilët i vunë flakën.
Një ndihmës mjek tha për Reuters se të paktën 50 persona u plagosën gjithashtu nga të shtënat me armë gjatë protestave.
Projektligji do të prezantojë taksa të reja, duke përfshirë një taksë ekologjike që do të rriste çmimin e mallrave si produktet e periodave dhe pelenat.
Një propozim për taksimin e bukës u hoq pas protestave publike.
Burimi