Përse Pensilvania dhe Miçigani janë kaq të rëndësishme për zgjedhjet?
BBC
Kamala Harris dhe Donald Trump i përfunduan fushatat e tyre me ndalesa përkatësisht në Pensilvani dhe Miçigan – por pse?
Shkurtimisht, sepse ata janë dy nga shtatë shtetet e lëkundura që do të vendosin rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
19 votat elektorale të Pensilvanisë e kanë bërë atë një nga më të vizituarit nga të dy kandidatët. Në vitin 2020 ishte një shtetet e fundit ku u publikua rezultati, me Biden – i cili është me origjinë nga ky shtet – që e mori përfundimisht atë.
Miçigani ka 15 vota elektorale dhe konsiderohet një shtet i domosdoshëm për të dy kandidatët presidencialë. Për disa dekada, Miçigani ishte pjesë e të ashtuquajturave shtete të “murit blu”, duke votuar me devotshmëri për demokratët në zgjedhjet presidenciale.
Por Trump e rrëzoi këtë prirje kur fitoi në vitin 2016, përpara se Biden ta kthente atë sërish për demokratët në vitin 2020.
Pensilvania
Votat e Kolegjit Elektoral: 19 nga 538
Popullsia e shtetit: 13 milionë banorë
Fituesi i vitit 2020: Biden me 82 mijë vota
Miçigani
Votat e Kolegjit Elektoral: 15 nga 538
Popullsia e shtetit: 10 milionë banorë
Fituesi i vitit 2020: Biden me 150 mijë vota
Burimi