Përplasje mes bandave në Francë/ Pesë persona të plagosur pas sulmit me armë zjarri, tre prej tyre të mitur
Të shtëna dhe përleshje masive ka ndodhur mes bandave në Francë, ku si pasojë mbetën të plagosur pesë persona. Gjithashtu ministri i brendshëm, Bruno Retailleau, bëri të ditur se të shtënat kanë filluan rreth orës 22:45 të së enjtes përpara një restoranti në Poitiers dhe u përshkallëzuan me shpejtësi në një përleshje masive.
“Ajo që filloi si të shtëna në një restorant përfundoi në një përleshje mes bandave rivale që përfshinin disa qindra njerëz. Një djalë 15-vjeçar i cili u qëllua me plumb në kokë ndodhet në gjendje kritike,” tha ai.
Po ashtu dy adoleshentë të tjerë, të dy 16 vjeç, ishin midis të plagosurve. Retailleau tha se Franca ishte në një pikë kthese kur bëhej fjalë për dhunën e lidhur me drogën.
“Bandat e trafikimit sot nuk kanë kufij. Këto të shtëna nuk janë në Amerikën Latine, ato janë në Rennes, në Poitiers, në Francën perëndimore dikur të qetë. Ne kemi një zgjedhje midis mobilizimit të përgjithshëm ose meksikanizimit të vendit”, u shpreh ai.
Burimi