Përfitimet e ushqyerjes me gji për foshnjën dhe nënën
Qumështi i gjirit është forma më e mirë e të ushqyerit për fëmijën tuaj. Ai siguron lëndët ushqyese që foshnja juaj ka nevojë për t’u rritur dhe zhvilluar dhe e ndihmon fëmijën të luftojë infeksionet gjatë rritjes. Por përfitimet janë të shumta jo vetëm për foshnjat, por edhe për nënat.
Foshnjat që ushqehen me gji kanë:
-Sisteme imunitare më të forta.
-Më pak ftohje dhe sëmundje të frymëmarrjes si pneumonia, virusi sincicial respirator (RSV) dhe kolla e mirë.
-Më pak infeksione të veshit, veçanërisht ato që dëmtojnë dëgjimin.
-Më pak raste të meningjitit bakterial.
-Shikim më të mirë.
-Shkallë më të ulët të vdekshmërisë foshnjore.
-Shkallë më të ulët të sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS).
-Më pak sëmundje në përgjithësi dhe më pak shtrime në spitale.
-Më pak diarre, kapsllëk, gastroenterit dhe refluks gastroezofageal, pra më pak probleme me sistemin tretës.
-Qumështi i gjirit gjithashtu përmban substanca që qetësojnë natyrshëm foshnjat.
Të gjitha këto përfitime vijnë sepse qumështi i gjirit siguron përbërës të bollshëm dhe lehtësisht të absorbueshëm nga organizmi. Ai është i psur me lëndë ushqyese, antioksidantë, enzima, veti imune dhe antitrupa të gjallë që i kalohen fëmijës nga nëna.
Foshnjat që ushqehen me gji mund të bëhen fëmijë më të shëndetshëm me:
-Më pak raste të alergjive, ekzemës dhe astmës.
-Më pak raste të leuçeminë.
-Rrezik më i ulët i diabetit të tipit I dhe II.
-Më pak raste me kolit.
-Një shkallë më e ulët e sëmundjeve të frymëmarrjes.
-Më pak probleme të të folurit.
-Më pak kavitete.
-Më pak gjasa për t’u bërë obezë më vonë në fëmijëri.
-Përmirësimi i maturimit të trurit.
Adoleshentët dhe të rriturit do të kenë më tepër përfitime gjatë jetës, të tilla si:
-Më pak gjasa për të zhvilluar artrit reumatoid dhe lupus.
-Më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje të zemrës.
-Rrezik më i ulët i sklerozës së shumëfishtë.
Ushqyerja me gji është më e shëndetshme edhe për nënën nga ana fizike sepse:
-Promovon humbje më të shpejtë të peshës pas lindjes, duke djegur rreth 500 kalori shtesë në ditë.
-Stimulon mitrën të tkurret dhe të kthehet në madhësinë normale.
-Më pak gjakderdhje pas lindjes.
-Më pak infeksione të traktit urinar.
-Më pak mundësi për anemi.
-Më pak rrezik për depresion pas lindjes dhe më shumë humor pozitiv.
-Rrezik më të ulët të kancerit të gjirit më vonë në jetë.
-Rrezik më i ulët i osteoporozës.
-Më pak diabet.
-Më pak hipertension.
-Më pak sëmundje kardiovaskulare.
-Rrezik më i ulët i kancerit të gjirit para dhe pas menopauzës.
Është gjithashtu më e shëndetshme emocionalisht për nënën sepse:
-Ushqyerja me gji prodhon natyralisht hormonet qetësuese të oksitocinës dhe prolaktinës, që nxisin reduktimin e stresit dhe ndjenjat pozitive te nëna.
-Rrit besimin dhe vetëbesimin
-Rrit qetësinë
Lidh fizikisht dhe emocionalisht më tepër nënën dhe fëmijën. Kontakti lëkurë me lëkurë dhe përkëdheljet sidomos gjatë viteve të para të jetës, ndihmojnë në reduktimin e problemeve të sjelljes te të dyja palët.
Nënat që ushqejnë me gji mësojnë të lexojnë më mirë sinjalet që foshnja e tyre jep. Kjo ndihmon në formimin e sjelljes së hershme te foshnja.
Burimi