‘Përdorim i pemëve të gjalla për disa selfie qesharake’, aktivistët në Itali i bëjnë thirrje Papës: Ndaloni sakrifikimin e pemës 200-vjeçare për Krishtlindje!

‘Përdorim i pemëve të gjalla për disa selfie qesharake’, aktivistët në Itali i bëjnë thirrje Papës: Ndaloni sakrifikimin e pemës 200-vjeçare për Krishtlindje!

 Aktivistët në Itali i kanë bërë thirrje Papës të ndalojë “sakrifikimin” e pemës 200-vjeçare për Krishtlindje. Bredhi njëzet e nëntë metra i gjatë mësohet se i është bërë “shënjestër” për t’u prerë për Krishtlindje dhe për tu transportuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Aktivistët mjedisorë në provincën veriore të Trentino-s të Italisë kanë filluar një fushatë për të ndaluar prerjen e një bredhi 200-vjeçar që do të përdoret në pjesën qendrore të dekorimeve të Krishtlindjeve të Vatikanit.

I ashtuquajturi “Gjigandi i Gjelbër” është 29 metra i gjatë dhe pritet që javën e ardhshme të pritet në një pyll në luginën Ledro përpara se të transportohet në Vatikan dhe të pozicionohet në Sheshin e Shën Pjetrit, ku do të zbulohet më 9 dhjetor. Tradita e pemës së Krishtlindjes së Vatikanit filloi në vitin 1982 dhe që atëherë çdo vit dhurohet një bredh, qoftë nga një rajon në Itali ose nga një vend tjetër evropian. Dhurata është shpesh një burim krenarie.

Por disa shoqata mjedisore në Trentino janë të vendosura të prishin planin e këtij viti. Ata i kanë shkruar një letër të hapur Papa Françeskut duke i kërkuar atij të ndalojë atë që ata e përshkruan si “një sakrificë të padobishme”. Më shumë se 40,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion dhe banorët në Ledro, një qytet me një popullsi prej rreth 600 banorësh, thuhet se po planifikojnë një protestë për bllokimin e rrugëve për të parandaluar kalimin e pemës në Romë.

Apeli i peticionit u bëri thirrje njerëzve të nënshkruajnë kundër përdorimit të pemëve të gjalla për qëllime thjesht reklamuese dhe disa selfie qesharake. Kostoja e copëtimit dhe transportimit të Gjigantit të Gjelbër ishte 6,000 €.
Burimi