Pas përfundimit të masës së kufizimit të marzhës, nuk përjashtohet mundësia për rritje të çmimeve
Pas përfundimit të masës së kufizimit të marzhës ose e quajtur ndryshe si shporta e vjeshtës, nuk përjashtohet mundësia për një rritje të re të çmimeve.
Ekonomisti Abil Baush, në edicionin e mbrëmshëm të lajmeve në Alsat, tha se kjo ndodh për shkak se nuk zbatohet si duhet ligji për mbrojtjen e konkurrencës, sipas të cilit, do të detektoheshin kompanitë që bëjnë sjellje joetike dhe konkurencë jolojale dhe të njëjtat të ndëshkoheshin.
“Qeveria është arbitër në këtë rast dhe arbitri i bën rregullat e veta të lojës dhe i zbaton rregullat për të gjithë njësoj. Në këtë rast ne kemi një ligj i cili quhet ligji për konkurencshmëri nëse nuk gaboj…Dhe ky ligj duhej tash të filloj të zbatohet, por unë nuk shoh rezultat se zbatohet, do të duhet të zbatohet, të shihet se kush bën gjëra të tilla joetike, konkurencë jolojale, dhe në këtë mënyrë do të ndëshkohen ndërmarrjet që e bëjnë këtë. Por këtë duhet ta bëjë vetë arbitri”, tha Abil Baush, ekonomist.
Burimi