Papunësia në Greqi, më e ulëta në pothuajse 15 vjet
Në maj, shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në Greqi ra nga 10,7 për qind në prill në 10,6 për qind dhe tashmë është më e ulëta në pothuajse 15 vjet, që nga dhjetori i vitit 2009, njoftoi sot Enti i Statistikave Greke ELSTAT. Numri i të papunëve në Greqi ra me 11,500 në 504,900 në maj, por po ashtu ra edhe numri i të punësuarve, me 63,100 në 4.24 milionë, sipas faqes së internetit të organizatës. Në të kundërt, numri i personave nën moshën 75 vjeç që nuk janë aktivë në tregun e punës u rrit me 72,200 në muaj në 3.02 milionë.
Në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë në Greqi ishte më e lartë dhe arriti në 11.2 për qind, sipas faqes së internetit të ELSTAT. Rënia e papunësisë në Greqi është në përputhje me tendencat në Eurozonë.
Norma e papunësisë e rregulluar sezonalisht në eurozonë ra në prill nga 6.5 përqind e marsit në një nivel të ri historik prej 6.4 përqind, njoftoi Eurostat më herët. Në Bashkimin Evropian, shkalla e papunësisë në prill ishte gjashtë për qind, që është e njëjtë si në muajin mars.
Eurostat vlerëson se 13,149 milionë njerëz ishin të papunë në Bashkimin Evropian në prill, nga të cilët 10,998 milionë ishin në Eurozonë.
Burimi