Norovirusi reziston deri në një muaj në mobiljet shtëpiake, ja simptomat e tij
Mikrobet e norovirusit mund të qëndrojnë në pëlhurën e rrobave, jastëkëve dhe mobiljeve deri në një muaj, duke infektuar ata që i prekin, paralajmëruan ekspertët sot mes një rritjeje alarmante të infeksioneve.
Sipas të dhënave, rastet janë rritur në rang global me 40% krahasuar me vitet e mëparshme. Simptomat përfshijnë të vjella, diarre, ethe dhe dhimbje stomaku. Mjekët rekomandojnë të pushoni dhe të pini shumë lëngje.
Norovirusi zakonisht përhapet përmes kontaktit të ngushtë me dikë që është i infektuar, ose duke prekur sipërfaqet dhe objektet, apo edhe duke ngrënë diçka që është prekur nga dikush që ka virusin.
Virologët pohojnë se nuk mjaftojnë dezinfektuesit e duarve, ndërsa rekomandojnë larjen e rrobave në temperatura të larta. Në të njëjtën kohë ata sugjerojnë pastrimin nga ana e sanitareve, me zbardhues dhe ujë të nxehtë.
Nëse një person me norovirus ka të vjella në tapet, është më mirë të mos fshihet me korrent, pasi patogjenët do të kalojnë në ajër dhe do të përhapen. Rekomandohet përdorimi i sodës së bukës dhe më pas dezinfektimi, me produkte antimikrobiale efektive kundër norovirusit.
Alarmi vjen pasi rastet e norovirusit në Mbretërinë e Bashkuar, janë pothuajse dyfishi i atyre viteve të mëparshme. Syri.net- newsbomb.gr