Në një automjet me targa të Shkupit u gjetën 11 emigrantë të jashtëligjshëm, shoferi arratiset
👁1181
Në hyrje të fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare në Bogorodica, dje në një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Shkupit kanë gjetur 11 migrantë.
Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se dje në ora 03:50, policia në automjetin “Audi” me targa të Shkupit ka gjetur 11 persona migrantë, prej të cilëve pesë nga Siria dhe gjashtë nga Republika e Turqisë.
Pasi i ka vërejtur oficerët e policisë, shoferi i automjetit e ka braktisur vendin e ngjarjes.
Migrantët janë vendosur në qendrën pranuese tranzitore në Gjevgjeli. Po ndërmerren masa për të sqaruar rastin, sqarojnë në njoftimin nga MPB.
Burimi