Ndryshime në Ligjin e Akcizës, cigaret në RMV do të shtrenjtohen sërish edhe në muajin janar
👁1363
Një pjesë e cigareve në Maqedoninë e Veriut këtë javë janë shtrenjtuar për një çmim prej 10 denarë më shtrenjtë.
Shkak janë bërë ndryshimet e reja në Ligjin e Akcizës. Këto ndryshime kanë hyrë në fuqi që nga fillimi i vitit.
Kjo rrit normën e akcizës për cigaret, në mënyrë që të standardizohet me BE-në.
Qeveria do të përfitojë në buxhet rreth 13 milionë euro në vit.
Kjo nuk do të jetë rritja e fundit, pasi çmimet e produkteve të duhanit do të rriten çdo vit më 1 janar, duke arritur standardet e BE-së deri në vitin 2030.
Edhe në janar rritja pritet të jetë 10 denarë.
Burimi