Molla na mbron nga çdo sëmundje, ja sa duhet të konsumojmë në javë
👁1977
Thënia e vjetër “ një mollë në ditë e mban mjekun larg” ka vlerën e saj dhe sipas hulumtimeve të mëparshme kontribuon në përmirësimin e shëndetit.
Shkencëtarët nga Kina po japin këshilla të ndryshme ndaj këtij fruti të preferuar të shumë njerëzve.
Ata thonë se një mollë në ditë mund të jetë e mjaftueshme për të mbajtur një gjendje të mirë fizike për trupin e njeriut, për të ndihmuar në jetëgjatësi dhe për mbrojtjen nga sulme kardiake.
Në studimin e publikuar në revistën “Fruntiers in Nutrition” u testuan 2 184 persona të cilët kishin nivel të lartë kolesteroli. Gjatë dhjetë viteve, ata që hanin tre deri në katër mollë në javë kishin 39% më pak gjasa të vdisnin nga çfarëdo shkaku. iefimerida-Syri.net
Burimi