Mbushi Evropën me miliona emigrantë të paligjshëm, vritet ‘Bidja’

Mbushi Evropën me miliona emigrantë të paligjshëm, vritet ‘Bidja’

Abdurahman Al Milad , i njohur si Bija ose Bidja, një nga trafikantët kryesorë të qenieve njerëzore në Libi është ekzekutuar në Tripoli . Krimineli famëkeq u godit me breshëri automatiku në makinën e tij në zonën Sayyad, në periferi të Tripolit.
Instituti Sadeq e cilëson atë trafikantin më të madh të qenieve njerëzore në vend, i cili më vonë u bë dhe oficer i Rojeve Bregdetare Libiane.
Bidja konsiderohej nga OKB-ja dhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë si një nga organizatorët kryesorë të trafikimit të emigrantëve në Libi.
Abdurahman Al Milad u vra nga një komando me njerëz të armatosur, raporton A2 CNN. Nofka “Al Bidja” rrjedh nga pasioni i tij për futbollin dhe në veçanti për kampionin e madh italian Roberto Baggio.
Bidja fitoi famë ndërkombëtare në vitin 2017 për shkak të rolit të tij të spikatur në përdorimin e dhunës kundër emigrantëve dhe përfshirjes në operacionet e kontrabandës të lidhura me Brigadën Nasr.
Milad ishte në listën e Komitetit të Sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që nga qershori 2018 për përfshirjen e tij në trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandën e karburanteve. /A2cnn/
Burimi