Mbeti i bllokuar në makinë, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Itali nga moti i keq

Mbeti i bllokuar në makinë, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Itali nga moti i keq

Italia u godit nga një tjetër stuhi shiu këtë fundjavë duke i kthyer sërish rrugët në lumenj, por duke sjellë edhe një humbje jete.
Simone Farinelli është 20-vjeçari italian i cili humbi jetën mbrëmjen e së shtunës ku mbeti i bllokuar brenda makinës së mbuluar nga uji.
Simone dhe vëllai ishin duke udhëtuar sëbashku me vëllain e tij 24-vjeçar me një “Toyota Yaris”, kur papritur në rrugë vërshoi uji.
Vëllai i tij më i madh Andrea arriti të dilte nga makina, ndrësa Simone jo.
“Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Unë u hodha nga makina, ndërsa ajo tashmë po shtyhej nga uji“, dekalroi Andrea në polici.
Zona e Bolonjës dhe Emilia Romagnia prej 24 orësh ndodhen nën ujë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë brenda muajit tetor që në Itali jepet alarmi i kuq për përmbytje.
Dy ditë më parë edhe Franca ndodhej nën vëshimin e uijit në rrugë, një situatë e pazakontë kjo gjatë viteve të fundit në Europë.
Burimi