Maqedoni e Veriut: Besar Durmishi nis punën si ministër i Ekonomisë dhe i Punës

Maqedoni e Veriut: Besar Durmishi nis punën si ministër i Ekonomisë dhe i Punës

Shkup –  Në Ministrinë e Ekonomisë, Besar Durmishi mori dje funksionin ministër i Ekonomisë dhe Punës.
Sekretarja Shtetërore Razmena Çekiç Duroviç i uroi mirëseardhje në ministri dhe i uroi suksese në kryerjen e detyrës si ministër i Ekonomisë dhe Punës.
Ministri i ri tha se do të punojë në përmirësimin e standardit të qytetarëve për një jetë më të mirë dhe hapjen e vendeve të reja të punës që do t’u japin të rinjve në vendlindje një jetë më të mirë dhe më dinjitoze.
Ministri Durmishi në ditën e parë të punës si ministër i Ekonomisë dhe Punës, gjithashtu theksoi se do të punojë në krijimin e klimës më të favorshme për zhvillim dhe investime, lehtësimin e procedurave administrative si dhe kushteve të drejta investimi për investitorët e huaj.
Besar Durmishi vjen nga komuna e Tetovës, me të cilën deri më tani ka mbajtur pozitën e kryetarit të Këshillit të Komunës së Tetovës.
Burimi