Manipulime me listat e votuesve? Në SHBA ndizet përplasja pas një padie
Ashtu siç mund të pritej, në SHBA është ndezur përplasja mes republikanëve dhe qeverisë në lidhje me çështjen e listave të votuesve.
Të premten, Departamenti i Drejtësisë tha se ka ngritur padi ndaj shtetit të Virxhinias, pasi kanë hequr nga listat e votuesve të paktën 6300 persona.
Guvernatori republikan i këtij shteti, Glenn Youngkin nënshkroi një urdhër ekzekutiv për përjashtimin e këtyre personave pasi nuk ishin në gjendje të provonin se janë nënshtetas.
Personat në fjalë nuk ishin në gjendje të provonin se janë shtetas në Departamentin e Mjeteve Motorike, ku jepet patenta e shoferit, që shërben si mjeti kryesor i identifikimit brenda Shteteve të Bashkuara.
Departamenti i Drejtësisë tha se po kërkon një ndërhyrje urgjente që do t’u rikthente personave të prekur, që kanë të drejtën e votës, mundësinë për të hedhur votat e tyre të papenguar në ditën e zgjedhjeve dhe për të ndalur shkeljet në të ardhmen.
Guvernatori Youngkin e quajti veprimin të motivuar politikisht dhe një përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje.
Prej kohësh çështja e listave të votuesve ka qenë një temë e nxehtë debati mes republikanëve dhe demokratëve.
Republikanët thonë se demokratët po mbushin listat me persona që nuk janë nënshtetas, për të fituar sa më shumë vota.
Pas padisë së Departamentit të Drejtësisë, senatori Mike Le tha se kjo është një ndërhyrje në zgjedhje e administratës Biden-Harris.
“Ky është një abuzim i paligjshëm i pushtetit,” tha ai.
Burimi