Lideri suprem i Iranit bën daljen e rrallë: Armiku ynë është një, kombet myslimane të përgatiten për rezistencë
👁625
“Armiku ynë është një”, deklaroi lideri suprem fetar i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në predikimin e tij pas namazit të së premtes.
“Politikat e miratuara nga armiku ynë duan të mbjellin farat e përçarjes mes myslimanëve. I njëjti armik është për palestinezët, libanezët, egjiptianët dhe irakianët. I njëjti armik është për popullin e Jemenit dhe Sirisë”, tha Khamenei para turmës së madhe që ishte mbledhur në xhaminë ku ai mbajti predikimin e tij.
Në këtë kontekst, ai u bëri thirrje kombeve myslimane që të “lidhin brezin e rezistencës” nga Afganistani në Jemen dhe nga Irani në Gaza dhe Liban.
Ai e quajti një akt legjitim sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, ndërsa mbështeti edhe sulmin e Iranit ndaj Izraelit të martën.
Burimi