Kujdesni për sasinë e kafeinës që konsumoni në ditë, ja ç’thotë studimi

Kujdesni për sasinë e kafeinës që konsumoni në ditë, ja ç’thotë studimi

Pirja e kafesë dhe çajit është i idhur me një rrezik më të ulët të kancerit të kokës dhe qafës.
Kanceri i kokës dhe i qafës është kanceri i shtatë më i zakonshëm në mbarë botën. Hulumtimi i botuar në revistën e “Cancer” shqyrtoi të dhënat nga 14 studime, nga shkencëtarë të ndryshëm të lidhur me “Konsorciumin Ndërkombëtar për Epidemiologjinë e Kancerit të Kokës dhe Qafës”.

Studiuesit mblodhën informacione për 9,548 pacientë të prekur me kancer në kokë, qafë dhe 15,783 njerëz pa kancer. Pjesëmarrësit e studimit plotësuan një pyetësor në lidhje me konsumimin e mëparshëm të kafesë dhe çajit (me kafeinë ose pa kafeinë).

Përfundimi i studimit nxorri se individët të cilët konsumonin 4 filxhan kafe në ditë kishte të ngjarë që 17% të prekeshin nga kanceri i kokës, 30% kishin të prekeshin nga kanceri oral dhe 22% nga kanceri në fyt. Gjithashtu pirja e 3 deri në 4 filxhanë kafe me kafeinë u shoqërua me një rrezik 41% më të ulët të zhvillimit të kancerit në pjesën e poshtme të fytit.

Pirja e një filxahni në ditë e kafesë pa kafeinë nxorri se probabiliteti që të prekeshe, nga kanceri i fytit ishte 25%, kanceri i kokës ishte 9% dhe 27% ishte ai i pjesës së poshtme të fytit.

Studiuesit këshillojnë më shumë kompanitë e prodhimit të kafesë që të eliminojnë përbërësit kancerogjene, pasi ndërgjegjësimi i njerëzve është shumë i vështirë për arsye se zakonet e kafesë janë mjaft komplekse. iefimerida-Syri.net
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente