Kryeministri serb: Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kemi respekt për të
Kryeministri serb, Milos Vuçeviç, shprehu respektin maksimal për Ukrainën për qëndrimin që ka mbajtur deri tani, duke mos njohur pavarësinë e Kosovës.
Në Forumin Strategjik të Bledit, në Slloveni, në një panel ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Vučević tha se ukrainasit dhe serbët janë vëllezër sllavë për Serbinë, të dy njëlloj.
“Nuk jam i lumtur që shoh se ka një luftë që zhvillohet në territorin europian. Serbia njeh plotësisht integritetin territorial të Ukrainës. Është një mike mjaft e ngushtë e jona. Po kështu janë vëllezër sllavë, njësoj si rusët. Po ashtu, Ukraina nuk e njeh të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës, kështu që kemi respekt të plotë për Ukrainën, ashtu si për Rusinë”, tha kryeministri serb.
Sa i përket procesit të integrimit europian, Vučević, tha pavarësisht bombardimit me data dhe afate, asgjë nuk ka ndodhur deri tani. “Por besoj se pas asaj që tha shumë qartë presidentja e Komisionit, komisioni i ardhshëm do të jetë tërësisht e përkushtuar. Pa Ballkanin Perëndimor, BE nuk mund të merret plotësisht me çështjet ekonomike, të sigurisë, kulturore, etj., sepse ka një hendek nëse nuk është ky territor. Ne nuk e kemi problem të shohim që disa ish-republika sovjetike kanë procesin e tyre të anëtarësimit. Është mirë për ta por nuk është e drejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Vučević.
Burimi