Kryeministri i Gjeorgjisë: Nuk do të lejojmë cenimin e rendit kushtetues
Partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane – Gjeorgjia Demokratike” mori mbështetje të paprecedentë të votuesve në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe autoritetet do ta mbrojnë këtë zgjedhje, duke parandaluar çdo cenim të rendit kushtetues, tha kryeministri Irakli Kobakhidze gjatë një seance parlamentare.
“Gjithçka që ka ndodhur më parë po përsëritet. Opozita nuk e pranon humbjen në zgjedhje dhe kundërshton rendin kushtetues në vend. Dua të theksoj se shteti qëndron i vendosur dhe askush nuk do të mund të cenojë rendin kushtetues”, tha ai.
Ai vuri në dukje se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë shumë të qetë duke përdorur teknologji elektronike, përveç disa qendrave të votimit ku opozita u përpoq të destabilizonte situatën në mënyrë të koordinuar, por organet ligjzbatuese e penguan këtë. Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në Gjeorgji më 26 tetor.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane fitoi me 54.08% të mbështetjes së votuesve. Pas saj vijnë katër parti që kaluan pragun e pesë për qind Koalicioni për Ndryshim 10,92%, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare 10,12%, Gjeorgjia e Fortë – 8,72%, dhe Për Gjeorgjinë 7,76%.
Burimi