
Kroaci, rrezik për përmbytje masive
👁2070
Masat e mbrojtjes nga përmbytjet pritet të shpallen në disa pjesë të Kroacisë për shkak të rritjes së nivelit të ujit në pjesët e poshtme të pellgjeve të lumenjve pas reshjeve të dendura.
Mediat vendase shkruajnë se autoritetet i druhen përmbytjeve të shpejta dhe rrëshqitjeve të dherave, veçanërisht në rrugët malore dhe në Adriatik.
Grupet e punës dhe emergjencat civile po punojnë, që situatën ta mbajnë nën monitorim të plotë.
Burimi