Krasniqi për vdekjen e komandantit të parë të KFOR-it: Bashkëpunimi me UÇK-në në ruajtjen e paqes do të kujtohet gjithmonë

Është ndarë nga jeta komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Mike Jackson.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka vlerësuar lartë kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.
Krasniqi ka shtuar se bashkëpunimi i tij me krerët e UÇK-së do të mbetet gjithmonë i paharruar.
“Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë. Roli i tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik. Përkushtimi i tij në bashkëpunimin me krerët e UÇK-së dhe në përpjekjet për paqe do të mbetet gjithmonë i paharruar”, ka shkruar Krasniqi.
Kryetari i PDK-së u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me gjeneralin Jackson.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Pushoftë në paqe”, u shpreh Krasniqi.

 
Burimi