
Komplotet për vrasjen e zyrtarëve, Zelensky urdhëron spastrimin e gardës shtetërore
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka urdhëruar shefin e ri të shërbimit të gardës shtetërore të Ukrainës që të pastrojë radhët e saj nga njerëzit që e diskreditojnë atë, pasi dy oficerë të saj ishin akuzuar për komplot për të vrarë zyrtarë të lartë.
Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SBU) ka thënë muajin e kaluar se kishte kapur dy pjesëtarë të shërbimit të rojës të akuzuar për bashkëpunim me Rusinë për të komplotuar vrasjen e Zelenskyt dhe zyrtarëve të tjerë, duke përfshirë shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov. Shërbimi i rojës ofron siguri për zyrtarë të ndryshëm të qeverisë, raporton The Guardian.
Vrasja e Zelenskyt ishte menduar si një “dhuratë” për Vladimir Putin, presidentin rus, inaugurimi i të cilit u bë në Kremlin muajin e kaluar për herë të pestë, ka deklaruar SBU-ja.
Duke prezantuar Kolonelin Oleksiy Morozov para stafit të hënën, Zelensky ka thënë se objektivi i tij kryesor ishte të siguronte që vetëm ata që e shohin të ardhmen e tyre të lidhur me Ukrainën t’i bashkohen agjencisë.
Burimi