‘Kim Jong Un i thashë shko në plazh të relaksohesh’- Rrëfimi ndryshe i Donald Trump: Gabimi më i madh gjatë kohësh kur isha president është…

‘Kim Jong Un i thashë shko në plazh të relaksohesh’- Rrëfimi ndryshe i Donald Trump: Gabimi më i madh gjatë kohësh kur isha president është…

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka folur për gabimin më të madhe që ai ka bërë gjatë kohës kur ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Trump “gabimi më i madh” i presidencës së tij 2017-2021 ishte se ai kishte zgjedhur disa njerëz të gabuar.

“Njerëz të këqij ose njerëz të pabesë,” tha ai në podacstin e Joe Rogan, duke iu referuar neokonservatorëve, politikëbërësve që mbështesin një politikë të jashtme ndërhyrëse të SHBA.

Trump gjithashtu e përshkroi ish-këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton si “një idiot”.

Trump tregoi edhe çfarë i tha liderit të Koresë së Veriut.

Ish presidenti thotë se i kishte kërkuar Kim Jong Un të ndalonte ndërtimin e rezervave të tij “të konsiderueshme” të armëve.

Unë i thashë: ‘A bëni ndonjëherë ndonjë gjë tjetër? Pse nuk e merr me qetësi? Shkoni në plazh, pushoni.

“Unë thashë: “Ju jeni gjithmonë duke ndërtuar armë bërthamore, nuk keni pse ta bëni atë. Relaksohuni!’
Burimi