KFOR-i përfundon stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR ‘Reagimi i Shpejtë 2024’ në Bosnje dhe Hercegovinë

KFOR-i përfundon stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR ‘Reagimi i Shpejtë 2024’ në Bosnje dhe Hercegovinë

KFOR-i ka bërë të ditur se ka përfunduar stërvitja e nga EUFOR “Reagimi i Shpejtë 2024” në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në njoftim thuhet se përmes kësaj stërvitje, trupat e KFOR-it dhe EUFOR-it kanë kryer një sërë aktivitetesh të përbashkëta për të testuar procedurat e menaxhimit të krizave dhe gatishmërinë operacionale, përcjell Klankosova.tv.
“Njësitë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja që marrin pjesë në stërvitjen e Forcave të Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnjë dhe Hercegovinë “Quick Response 2024” po ridislokohen në Kosovë, duke filluar nga sot, pas përfundimit të kësaj stërvitje”.
Personeli dhe asetet e KFOR-it do të përdorin transportin tokësor. Banorët vendas mund të shohin rritje të trafikut rrugor, duke përfshirë përgjatë rrugëve kryesore dhe në pikat e kalimit, thuhet në njoftim.
Burimi