Izraeli kërkon falje për sulmin që vrau 3 ushtarë libanezë

Izraeli kërkon falje për sulmin që vrau 3 ushtarë libanezë

Ushtria izraelite kërkoi falje të hënën për një sulm që vrau tre ushtarë libanezë në Libanin jugor një ditë më parë, duke thënë se nuk po lufton me ushtrinë e vendit dhe ushtarët e saj besonin se kishin në shënjestër një makinë që i përkiste grupit militant Hezbollah.
Javën e kaluar, Hezbollhau tha se po hynte në një fazë të re në luftën e tij kundër trupave pushtuese izraelite, pasi rajoni llogariti me vrasjen e liderit të lartë të hamasit, Yahya Sinwar, në një betejë me forcat izraelite në Gaza. Sinwar ishte arkitekti kryesor i sulmit në jug të Izraelit, që nxiti konfliktet e fundit të përshkallëzuara në Lindjen e Mesme.
Aleatët e Izraelit, banorët e Gazës të lodhur nga lufta dhe të tjerë kanë shprehur shpresën se vdekja e Sinëar do t’ihapte rrugën përfundimit të luftës, por si kryeministri Benjamin Netanyahu ashtu edhe Hamasi janë zotuar të vazhdojnë të luftojnë, derisa të arrijnë qëllimet e tyre.
Netanyahu është zotuar të asgjësojë Hamasin dhe të rimarrë dhjetëra pengje të mbajtura nga grupi. Hamasi thotë se do t’i lirojë robërit vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm, një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.
Më 7 tetor 2023, militantët e udhëhequr nga Hamasi hodhën vrima në gardhin e sigurisë së Izraelit dhe hynë brenda, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Ofensiva e Izraelit në Gaza ka vrarë mbi 42,000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore locale, të cilët nuk i dallojnë luftëtarët nga civilët. Lufta ka shkatërruar zona të mëdha të Gazës dhe ka zhvendosur rreth 90% të popullsisë së saj prej 2.3 milionë banorësh./ AP.
Burimi