Interpretin modern i ‘Miss Julie’ të Strasburgut, në Teatrin ‘Çajupi’, i parë brenda një kodi heshtjeje të teatrit, brenda teatrit
Para pak ditësh në Skenën e “Teatrit Aleksandër Moisiu” të Durrësit, pas vënies së para 4 vjetëve, Teatri Shëtitës i bëri spektatorit një propozim të ri të “Miss Julie”. Rishikimi i Miss Julie mahniti me karaktere komplekse, kimi seksuale dhe të rolit brënda rolit.
Miss Julie, në Teatrin Shetitës edhe pse “gështenjë e vjetër” u duk shumë e rëndësishme dhe e freskët – veçanërisht në një epokë post-feministe tingëlloi pothuajse një mrekulli.
Teatri Shëtitës i Repertorit ka bërë një ringjallje me ritme të shpejta, dramës së August Strindberg të vitit 1888. E interpretuar në mënyrë solide nga Laura Nezha, Vin Bejleri dhe Medi Gurra Kaciqi, shfaqja u drejtua nga Kiço Londo me një theks të mirëpritur mbi gjuhën e trupit.
Kuptimi i miqësisë,toksiciteti i varësisë njerëzore, racizmi social, tradhëtia, dashuria në dimensionin e saj, epshi, vështirësia e njeriut për të dashuruar, nevoja e thellë për të dashuruar, pakënaqësitë e speciet tonë, ishin të ndërthurura në shfaqjen e Julie.
Interpretimet e aktorëve ishin të jashtëzakonshme Laura Nezha përshkruante një rrugë të gjatë si rrallëherë pa pika takimi me Julie të 2020 dhe dëshmoi se është një aktore me potencial që do të vazhdojë të “pushtojë”. Pranë saj Vin Bejleri ishte i mrekullueshëm dhe përsëri orgjinal. Ishte një “forcë e qetë” që qëndroi deri në fund si katalizator i shfaqjes. Medi Gurra Kaciqi si “guzhënjere” gatoi me mjeshtëri dhe durim virtytin dhe këmbënguljen për të mos e humbur atë që ka vlerë dhe është e dashur…
Dekori, veshjet, rekuizita dhe muzika ndikuan fort në vështrimin e ri të “Miss Julie” 2024. Shfaqja pritet të jetë pjesë aktive e repertorit për stinën teatrore 2024-2025.
Burimi