I vihet zjarri zyrës së këshilltarit në Kumanovë dhe disa makinave, reagon BDI: Qeveria jolegjitime po nxit frymën e urrejtjes

I vihet zjarri zyrës së këshilltarit në Kumanovë dhe disa makinave, reagon BDI: Qeveria jolegjitime po nxit frymën e urrejtjes

Disa persona të panjohur i kanë vënë flakën zyrës së këshilltarit të BDI-së në Kumanovë, Fitor Jakupit.

Këtë ai vetë e konfirmuar në rrjetin social Facebook ku shkruan:

“Ju informoj se sot në orët e hershme diku afërsisht orës 3:05 të mëngjesit nga dora e zezë (të personave të panjohur) i’u është vënë flaka zyrës time private në Kumanovë”,  shkruan Fitor Jakupi.

Para një muaji këshilltari në Këshillin Komunal të Kumanovës, Fitor Jakupi kishte kërkuar përgjegjësi nga Maksim Dimitrievski për pjesëmarrjen e tij në promovimin e librit kundër UÇK-së.

Për këtë ka reaguar përmes një njoftimi të jashtëzakonshëm edhe BDI.

Reagimi u plotë i BDI:

Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të shqiptarëve u dogjën, janë dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike që kjo qeveri jolegjitime ka krijuar. Kjo nuk është më vetëm papërgjegjshmëri apo dështim – kjo është një krizë e rrezikshme që po përkeqësohet çdo ditë.

Kur qeveria nuk arrin të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj dhe kur institucionet heshtin përpara veprimeve të tilla të urrejtjes, mesazhi që dërgohet është i qartë: shqiptarët në këtë vend janë të lënë në mëshirën e fatit. Kjo qasje nuk është vetëm diskriminuese, por edhe thellësisht destabilizuese për të gjithë shoqërinë.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga faktori ndërkombëtar. Qartë është bërë e ditur se nga kjo qeveri e verbuar dhe e njëanshme nuk mund të presim as drejtësi dhe as përgjegjësi. Vetëm një presion ndërkombëtar mund të ndalojë këtë spirale të rrezikshme të dhunës dhe urrejtjes, e cila po kërcënon paqen dhe stabilitetin në vend.

Ne kërkojmë që këto sulme të hetohen menjëherë dhe autorët të sillen para drejtësisë. Çdo ditë vonesë është një ftesë për ata që përhapin urrejtje për të vazhduar me aktet e tyre të turpshme. Shqiptarët nuk do të qëndrojnë më të heshtur përballë kësaj padrejtësie, dhe ne do të përdorim çdo mjet demokratik për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë zëri i shqiptarëve dhe mbrojtës i paqes dhe stabilitetit në këtë vend. Por qartazi, kjo luftë për drejtësi dhe barazi nuk mund të vazhdojë vetëm. Faktori ndërkombëtar duhet të reagojë tani, para se kjo urrejtje të marrë përmasa edhe më të rrezikshme.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente