I kërkoi ndarjen/ Gazetari dhunon partneren

I kërkoi ndarjen/ Gazetari dhunon partneren

Një gazetar i rrjetit ERT është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet për dhunë ndaj partneres së tij, edhe ajo gazetare. Kjo e fundit ka denoncuar në polici partnerin për dhunën fizike dhe psikologjike.
Gazetari, i cili u arrestua në zonën e Pireut, dyshohet se ka rrahur partneren e tij në orët e para të së hënës, kur ajo i ka thënë të ndahen. Reagimi i tij ishte i dhunshëm dhe ai filloi ta godiste me grusht në fytyrë. Gruaja ka lëndime të rënda, frakturë në fytyrë dhe ka bërë padi në Departamentin për Ballafaqim me Dhunën në Familje në Omonia.
Burimi