I diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, aktori i njohur vdes në moshën 37-vjeçare
Aktori i njohur, Jose de la Torre, ka ndërruar jetë në moshën 37- vjeçare, duke u lënë një dhimbje të madhe familjarëve dhe fansave të tij.
Mediat e huaja shkruajnë se ylli i kinematografisë është ndarë nga jeta pas një beteje disamujore me një sëmundje misterioze.
Siç thuhet në të njëjtin raportim, ylli i serialit ‘Toy Boy’ është varrosur më 6 dhjetor në Montilla të Spanjës.
Ndërkohë kujtojmë se qershorin e kaluar, aktori zbuloi se ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, pa dhënë detaje të tjera.
Më vonë, ai filloi të merrte trajtim dhe u largua nga sytë e publikut për t’u përqendruar në shëndetin e tij.
Jose de la Torre luajti në serialin e Netflix, ‘Toy Boy’, i cili u shfaq për dy sezone nga viti 2019 në 2021. Ai gjithashtu u shfaq në ‘Amar es para siempre’, ‘Vis a Vis: El Oasis’ dhe ‘Servir y proteger’.
Burimi