FOTO/ Militantë islamikë marrin peng burgun në Rusi, 7 viktima

FOTO/ Militantë islamikë marrin peng burgun në Rusi, 7 viktima

4 punonjës burgu u vranë pasi disa të dënuar organizuan një revoltë në një koloni të largët penale ruse duke marrë disa morën pengje. Forcat speciale sulmuan objektin “IK-19 Surovikino” në rajonin jugperëndimor të Volgogradit pasi të burgosurit, të cilët e identifikuan veten si militantë të Shtetit Islamik (IS), pretenduan se kishin marrë kontrollin e kompleksit.
Autoritetet thanë se operacioni i forcave speciale kishte liruar disa pengje dhe “neutralizoi” të gjithë sulmuesit. Më vonë u konfirmua se 3 punonjës të burgut kishin vdekur. 
Një video e postuar në mediat sociale duket se tregon një të burgosur që mban një thikë duke qëndruar mbi një roje burgu të gjakosur gjatë revoltës. Garda Kombëtare e Rusisë, “Rosgvardia” tha se snajperët qëlluan 4 agresorët gjatë operacionit të shpëtimit.
Trupa të armatosur rëndë u filmuan duke mbërritur në burg në pamjet e postuara në aplikacionin e mesazheve Telegram nga Garda Kombëtare.
Sulmi filloi gjatë një takimi të komisionit disiplinor. Sulmuesit thuhet se kanë goditën rojet dhe plagosën edhe disa punonjës të burgut. 8 punonjës të burgut dhe 4 të dënuar ishin marrë peng. Disa raporte në mediat ruse sugjeruan se drejtori dhe zëvendësdrejtori i burgut ishin midis tyre.
Autoritetet mohuan se sulmuesit kishin marrë nën kontroll të gjithë burgun. Mediat ruse i identifikuan sulmuesit si Ramzidin Toshev, 28 vjeç, Rustamchon Navruzi, 23, Nazirchon Toshov, 28 dhe Temur Khusinov, 29 vjeç. Të gjithë ishin nga Uzbekistani dhe Taxhikistani.
Në pamjet dramatike të xhiruara nga telefona celularë ata e identifikuan veten si militantë të IS. Burrat thanë se ishin të motivuar nga dëshira për t’u hakmarrë për persekutimin e muslimanëve.
Videoja tregonte gjithashtu zyrtarë të burgut të shtrirë në pellgje gjaku. Presidenti Vladimir Putin u filmua duke marrë pjesë në një takim virtual me shefat e sigurisë, gjatë të cilit Kremlini tha se ai ishte i informuar për situatën.
Pengmarrja në Volgograd është incidenti i dytë i tillë këtë verë, pasi 6 të burgosur që u zotuan për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik kapën 2 roje në një strukturë në rajonin fqinj të Rostovit. 5 nga të burgosurit u vranë dhe një i gjashtë u dënua me 20 vjet burg pas sulmit. “IK-19 Surovikino” është një koloni penale e sigurisë së lartë. Besohet se ka rreth 1200 të burgosur./ BBC/ 
Burimi