Flet djali i autorit, ekspertët amerikanë analizojnë atentatin kundër Trump

Flet djali i autorit, ekspertët amerikanë analizojnë atentatin kundër Trump

“Nuk mendoj se kjo do të jetë hera e fundit që do shohim të çmendur që përpiqen të bëjnë këtë gjë”. Kështu u shpreh eksperti Tim Clement teksa iu referuara tentativës së dytë për atentat ndaj Donald Trump.
Reagimet vërshojnë, pas atentatit të dytë për të vrarë ish presidenti Trump në dy muaj. Republikani thotë se është i sigurt, pas incidentit në West Palm Beach të Floridas.
Shërbimi sekret e qëlloi dhe arrestoi autorin e dyshuar disa kilometra larg fushës së golfit të Trump. Burimet ligjzbatuese konfirmojnë për CNN se personi i ndaluar është 58-vjeçari Ryan Wesley Routh. Oran Routh, thotë se është djali I tij. E quan atë një baba të dashur dhe për raportimet thotë se nuk paraqesin babain që ai njeh. Disa ekspertë tregojnë një anë tjetër për autorin.
“Ai është një individ që ka qenë shumë i zëshëm në platformat e rrjeteve sociale që të gjithë ne i përdorim, por më interesantja, ka publikuar vazhdimisht përpjekjet e tij për të rekrutuar luftëtarë për në Ukrainë”, shprehet John Miller, analist i inteligjencës në CNN.
Rekordet kliminale tregojnë se ai ka një historik me armëmbajtje të paligjshme dhe arrestime.
“Ky ishte një atentat për show”, shprehet Juliette Kayyem, analiste e sigurisë në CNN. 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente