E pazakontë! 44-vjeçarja ndizte zjarre qëllimisht, arsyeja do iu habisë
👁952
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tripoli të Greqisë. Një 44-vjeçare është arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, por arsyeja ka habitur autoritetet. Ajo thuhet se ndezi zjarret “sepse i pëlqente të shihte zjarrfikës dhe të përpiqej të flirtonte me ta”. Ajo u dënua me 3 vite burg dhe i është shqiptuar një gjobë prej 1000 eurosh.
Gjithashtu, një 51-vjeçar u arrestua për shkaktimin e 3 zjarreve radhazi dhe me dashje në një zonë rurale në bashkinë Doxatos Drama. Ai u dënua me 15 muaj burg dhe do të vuajë tre muaj burg. Ai është dënuar edhe me 1400 euro gjobë.
Burimi