Dronë kamikazë drejt banesës së Netanyahut/ Të paktën një shtëpi u godit
BILD
Sulm me dron në qytetin izraelit të Cezaresë! Të paktën një shtëpi thuhet se është goditur nga një dron terrorist nga Libani.
Siç njoftoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu), sulmi kishte në shënjestër shtëpinë e Netanyahut. Si kreu i qeverisë, ashtu edhe gruaja e tij, nuk ishin në shtëpi. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.
Ushtria izraelite tha të shtunën në mëngjes: “Gjatë orës së fundit, u identifikuan tre drone që hynë në territorin izraelit nga Libani. Një tjetër dron goditi një ndërtesë në zonën e Cezaresë. Nuk raportohet për të lënduar. Gjatë incidentit, në bazën ushtarake Glilot janë aktivizuar sirenat. Prania e objekteve të mëtejshme fluturuese të armikut në zonë mund të përjashtohet”.
Ka pasur gjithashtu një alarm ajror në metropolin bregdetar të Tel Avivit, më në jug. Një dron po i afrohej lagjes Glilot, ku ndodhet selia e shërbimit sekret të jashtëm izraelit Mossad dhe një tjetër seli e shërbimit sekret.
Sipas ushtrisë, sirenat u lëshuan edhe në shumë vende në veri të Izraelit, si në qytetin e Tiberias në bregun perëndimor të detit të Galilesë.
Organizata terroriste libaneze Hezbollah, e cila është aleate me Hamasin, ka gjuajtur raketa drejt Izraelit pothuajse çdo ditë që nga 7 tetori 2023 dhe ka dërguar drone përtej kufirit. Pas vrasjes së liderit të Hamasit, Jahja Sinwar, Hezbollahu shpalli “një fazë të re të përshkallëzimit”.
Burimi