Drejtoi trupat e NATO-s dhe negocioi për largimin e ushtrisë serbe, ndahet nga jeta komandanti britanik i KFOR-it

Mike Jackson ushtaraku i lartë britanik në rangun e gjeneralit, i cili në vitin 1999 kishte komanduar trupat e NATO-s që po hynin në Kosovë, pas 78 ditësh bombardimesh ndaj caqeve serbe, është ndarë nga jeta të martën.
Jackson, i cili në 1999, në emër të NATO-s, ka negociuar me ushtarakët serbë kapitullimin e Jugosllavisë në Kumanovë, ka shërbyer në Kosovë për 4 muaj.
Jackson i cili më vonë ishte promovuar si shef i shtabit të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, ishte bërë lajm ndërkombëtar më 12 qershor të vitit 1999, kur kishte refuzuar urdhrin e Wesley Clark Komandantit të Forcave të NATO-s për Evropë, për t’i sulmuar trupat ruse të cilat ishin vendosur në Aeroportin e Prishtinës. “Nuk do ta nis Luftën e Tretë Botërore” raportohet t’i ketë thënë atë kohë Jackson Clarkut.
Gjenerali i famshëm britanik, gjatë shërbimit në Kosovë kishte negociuar demilitarizimin e UÇK-së, nga e cila kishin dalë Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.
Në një reagim, Ambasada Britanike në Prishtinë ka shprehur keqardhje për vdekjen e gjeneralit Sir Mike Jackson.Ambasada Britanike po ashtu ka publikuar biografinë e gjeneralit Jackson.
Burimi