Debati presidencial në SHBA/ Biden hutohet gjatë fjalës, ja si reagon Trump

Debati presidencial në SHBA/ Biden hutohet gjatë fjalës, ja si reagon Trump

Joe Biden dhe Donald Trump janë përballur në debatin e parë në fushatën zgjedhore presidenciale 2024 në SHBA.
Formati, ku secili merrte radhën për të folur me mikrofonin e rivalit të fikur, ishte krijuar për të parandaluar debate mes dy folësve.
Por në të vërtetë, shërbeu për të nxjerrë në pah dallimet në performancat e dy kandidatëve.
Joe Biden ishte në një situatë të vështirë kur po fliste për taksat, pasi humbi përqendrimin e tij duke shkaktuar dhe një habi të madhe në fytyrën e rivalit të tij, Donald Trump.
Presidenti në detyrë nuk arriti ta mbyllte si duhet fjalën e tij, pasi hutimit që zgjati disa sekonda, hutim i cili ka shkaktuar një lumë reagimesh nga demokratët.
Një pjesë e mirë e tyre kërkojnë që Biden të largohet nga gara dhe në vend të tij të emërohet një kandidat tjetër pasi ai nuk është më i aftë që të vazhdojë me tej.
Burimi