Cili është ndikimi i vërtetë i çokollatës në lëkurë
Çokollata është konsideruar prej kohësh një shkaktar i mundshëm i akneve, krahas ëmbëlsirave të tjera. Por, duket se reputacioni i keq mund të jetë i pamerituar.
Çokollata ka pasur prej kohësh një reputacion për shkaktimin e njollave. A ka ndonjë të vërtetë në të? Apo, është diçka që prindërit u thonë fëmijëve të tyre që të shmangin ushqimet e ëmbla në supermarket?Në vitet 1960, disa studime analizuan marrëdhënien midis çokollatës dhe akneve. Studimi më i madh, i cili përfshiu vetëm 65 pjesëmarrës, nuk gjeti asnjë lidhje mes të dyve. Por, ky studim ka pasuar me kritika.
Studimet më të fundit sugjerojnë se në fakt mund të ketë shumë lidhje midis dietës dhe akneve, veçanërisht dietës perëndimore, e cila është e lartë në yndyrna të ngopura, sheqer dhe qumësht.
Aknet janë një gjendje e zakonshme e lëkurës ku folikulat e qimeve në lëkurë bllokohen nga vaji dhe qelizat e vdekura të lëkurës, gjë që shkakton formimin e njollave. Aknet e rënda, ose të vazhdueshme nga adoleshenca dhe mosha e rritur shkaktohen kryesisht nga gjenetika, thotë Beibei Du-Harpur, dermatologe. Kjo ndodh sepse gjenet përcaktojnë madhësinë e gjëndrave dhjamore të lëkurës sonë, të cilat prodhojnë vaj.
Rastet e akneve tek të rriturit kanë qenë në rritje vitet e fundit, veçanërisht te femrat, por nuk ka asnjë arsye të vetme për këtë, thotë Du-Harpur. Por, shton ajo, ka disa faktorë mjedisorë në jetën tonë të përditshme që mund të luajnë një rol.
Në një studim, studiuesit argumentojnë se aknet përkeqësohen nga mënyrat e jetesës moderne, duke përfshirë një dietë perëndimore të pasur me sheqer dhe yndyrë, por shtuan se ndërveprimi midis shëndetit, funksionit imunitar, dietës, inflamacionit, stresit dhe ekspozimeve mjedisore ka nevojë për më shumë kërkime.Shkaktarë të tillë mund të përfshijnë stresin, luftimin e infeksioneve, ose të pasurit PMS, thotë Zainab Laftah, dermatologe.
A mund të shkaktojë çokollata akne?
Gjashtëdhjetë vjet pasi u fajësuan për herë të parë për shkaktimin e akneve, shumë njerëz ende e konsiderojnë çokollatën si një shkaktar të mundshëm. Rreth 9 në çdo 10 pacientë që Laftah sheh në klinikën e saj e pyesin atë se çfarë ushqimesh mund të heqin nga dieta e tyre për të përmirësuar aknet dhe çokollata është një nga ushqimet më të zakonshme për të cilën ata e pyesin.
“Ndonëse ka një keqkuptim, ka edhe diçka të vërtetë në këtë,” deklaron ajo.
Një arsye për një lidhje midis akneve dhe dietës në përgjithësi mund të zbresë në indeksin glicemik të ushqimeve. Ndërsa faktori kryesor është predispozita gjenetike, disa komponentë në dietën e një personi mund të provokojnë inflamacion, thotë Laftah.
Disa persona do të reagojnë ndjeshëm ndaj disa grupeve ushqimore, si qumështi, shpjegon ajo, megjithatë kjo është e rrallë dhe shpesh është rezultat i një intolerance.
Disa studiues janë përpjekur të zbulojnë efektet e përbërësve individualë të çokollatës për të parë se cilët përbërës mund të lidhen me aknet, por studimet nuk janë përfundimtare dhe janë relativisht të vogla.
Një studim në vitin 2011 ekzaminoi efektet e 100% të çokollatës së zezë në akne, që do të thotë se testoi efektet e çokollatës pavarësisht nga përmbajtja e saj e sheqerit. Ata zbuluan se konsumi i çokollatës ishte ende i lidhur me aknet e përkeqësuara, por studimi përfshiu vetëm 10 pjesëmarrës.
Burimi