Bullgaria zgjedh qeverinë e re, qytetarët skeptikë për ndryshimin

Bullgaria zgjedh qeverinë e re, qytetarët skeptikë për ndryshimin

Bullgarët votojnë të dielën për qeverinë e re, por jo të gjithë janë entuziastë. Banorët e fshatit të vogël Lisitsite nuk kanë asnjë mënyrë për të arritur qendrat e votimit përveçse me varkë ose duke ecur 3 kilometra përgjatë një hekurudhe që i çon në qytetin fqinj.

“Kërkojmë një rrugë për fshatin prej shumë vitesh. Unë jam 70 vjeç. Që nga ardhja e demokracisë askush nuk ka ardhur të na shohë. Askush”, deklaroi një burrë për Euronews .

Popullata e vogël dhe e plakur e Lisitsite nuk sheh arsye për të votuar

“Njerëzit ecin me dy bastunë, janë shumë të plakur. Shumica janë mbi 80 vjeç. Deri dy ose tre vjet më parë ata shkonin për të votuar, por tani nuk munden”, deklaroi një tjetër banor.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e Bullgarisë në qershorin e kaluar ra në 34 për qind. Edhe këtë herë, shumë bullgarë dyshojnë se zgjedhjet e së dielës do të sjellin ndonjë ndryshim.
Burimi