Brahimaj-Maqedoncit: Ti po drekon në hotele luksoze, ushtarët po vuajnë për ushqim
Ish-deputeti i AAK-së, Lah Brahimaj ka reaguar lidhur me gjendjen e krijuar së fundi në Forcën e Sigurisë së Kosovës, sa i përket furnizimit me ushqim për ushtarët.
Brahimaj ka thënë se derisa Maqedonci po drekon në hotele luksoze, ushtarët po vuajnë për ushqim. Ndërsa ka pohuar se ushtarët po e lëshojnë ushtrinë, si pasojë e kushteve të këqija.
Brahimaj, po ashtu ka thënë se më e pakta që Maqedonci mund të bëjë, është që ta falënderon qeverinë Haradinaj, për bërjen e ushtrisë.
“Ministër Maqedonci, në vitet 2018-2019 fort ke festuar bërjen e Ushtrisë së Kosovës. Më e pakta që mund të bësh është që vazhdimisht ta falenderosh qeverinë Haradinaj për këtë. Kështu ke bërë atëherë kur u bë Ushtria dhe shumë njerëz këndejpari nuk besonin që po bëhet.
Tash, i ke ndrruar rrobat dhe gjuan gurë në një periudhë të krenarisë kombëtare. Kështu nuk bën një ushtarak i luftës dhe as ushtarak i shkolluar në kohët e qeverive të mëparshme.
Por, askush nuk harron se në qeverinë tuaj, FSK-ja u përjashtua nga “Defender 2023”! Ushtarët po e lëshojnë Ushtrinë për shkak të kushteve të këqija. Ti dje ke pasur drekë në një Hotel luksoz në Prishtinë, por ushtarët kanë vuajtur për ushqim”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.
Burimi