Borrell konfirmon Lajçakun në detyrën si i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Miroslav Lajçak do të vazhdojë të jetë Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një zyrtar i BE-së është shprehur për mediat se dimplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell ka konfirmuar në këtë detyrë Lajçakun, pasi beson se Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, duhet të jetë ai që do të emërojë Përfaqësuesin e tij special për dialogun. Megjithatë, nuk dihet se sa do të qëndrojë Lajçak në atë pozitë.
“Miroslav Lajçakut i skadon mandati më 31 gusht, por Josep Borrell ka vendosur t’ia zgjasë atë për disa muaj. Lajçak do të qëndrojë në atë pozicion për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të siguruar që procesi të mos mbetet pa ndërmjetës:,- tha diplomati i BE-së.
Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, zgjidhet nga Parlamenti Evropian në kuadër të zgjedhjeve të Komisionit të BE-së, bazuar në propozimin e Këshillit Evropian.
Zgjedhja e Komisionerit është planifikuar për në vjeshtë, por mund të përshpejtohet nëse marrëveshjet politike arrihen më herët.
Burimi