Bisedë telefonike mes Donald Trump dhe Presidentit Zelensky, merr pjesë edhe Elon Musk
👁1234
Miliarderi Elon Musk mori pjesë në bisedën telefonike të së mërkurës mes Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas mediave të huaja, kjo u raportua për Axios nga dy burime të njohura me bisedën, të cilët specifikuan se Zelensky tha se ishte disi i qetësuar nga ajo që dëgjoi nga presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.
Sipas burimeve të informuara për detajet, biseda mes Trump dhe Zelensky ka zgjatur rreth 25 minuta.
Prania e Musk nënvizon se si CEO i rrjetit social ‘X’ dhe Tesla mund të jetë me ndikim në administratën e dytë të Trump
Burimi