Biden pritet të flasë me Netanyahun, telefonata në një moment kritik në bisedimet për Gazën
Presidenti amerikan Joe Biden ka planifikuar njw telefonatw zyrtare me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të mërkurën rreth mënyrave për të mbajtur gjallë një armëpushim të mundshëm në Gaza dhe marrëveshjen e pengjeve, tha një zyrtar amerikan.
Thirrja vjen pas udhëtimit të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken në Lindjen e Mesme, që përfundoi të martën pa një marrëveshje midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit për një armëpushim në enklavën palestineze.
Të martën, Netanyahu u raportua të ketë thënë se “mund të mos ketë” një marrëveshje pengjesh dhe armëpushimi, duke këmbënguli që trupat e IDF-së do të qëndrojnë në korridorin e Filadelfit në kufirin Egjipt-Gaza dhe të mos tërhiqen. Kjo ka qenë një pengesë e rëndësishme në negociatat në vazhdim.
Zyrtarë nga parti të ndryshme janë takuar këtë javë për të vazhduar hekurosjen e detajeve të një marrëveshjeje pasi SHBA, Egjipti dhe Katari paraqitën një propozim në fund të javës së kaluar për të kapërcyer boshllëqet e mbetura. Drejtori i CIA-s, Bill Burns pritet të kthehet në Kajro për bisedime të mëtejshme të nivelit të lartë këtë fundjavë./ Reuters.
Burimi