Biden kritikoi kryeministrin izraelit, reagon Netanyahu
Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli “duhet të qëndrojë i bashkuar si një “pasi përballet me një armik brutal dhe të egër” që dëshiron “të zhdukë dhe të vrasë të gjithë ne”.
Në një konferencë shtypi nga Tel Avivi, ndërsa një protestë e madhe po zhvillohet në qytet, kryeministri izraelit tha se ka folur në telefon me familjet e gjashtë pengjeve të vdekura, trupat e të cilëve u gjetën në Gaza.
Netanyahu kërkoi “falje” që gjashtë pengjet nuk u sollën të gjallë në shtëpi, duke thënë se “ishim afër, por nuk ia arritëm”.
Kryeministri izraelit gjithashtu është pyetur në lidhje me komentet e presidentit amerikan, Joe Bidenit se ai nuk po “po bën mjaftueshëm” për të siguruar një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh.
Ai thotë se nuk beson që presidenti amerikan i ka bërë vërtetë ato komente, shkruan skynews.
Ndërkohë, kreu i qeverisë izraelite premtoi se grupi militant Hamas do ta “paguajë një çmim shumë të rëndë” për “masakrën” ndaj popullit izraelit.
Udhëheqësi izraelit tha se qëllimet e Izraelit ishin të zhdukte Hamasin, të kthente pengjet e mbetura, të sigurohej që Gaza “të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin” dhe të lejojë njerëzit që jetojnë në Izraelin verior të kthehen në shtëpitë e tyre.
Netanyahu tha se Izraeli “duhet të ketë kontroll” mbi korridorin e Filadelfit, një rrip i ngushtë toke që kalon përgjatë kufirit jugor të Gazës me Egjiptin deri në Detin Mesdhe.
Ai tha se Izraeli e ka bërë “të qartë” pozicionin e tij për korridorin gjatë negociatave për armëpushim – por pretendoi se Hamasi “nuk dëshiron të lëvizte” për këtë çështje.
Netanyahu tha se ishte “fleksibël”, por kishte “disa gjëra për të cilat nuk do të bëjmë kompromis”.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë punuar me Egjiptin dhe Katarin për të krijuar një plan përfundimtar për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit.
Burimi