BDI: Ekonomia e vendit po shkon drejt fundosjes
Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur Konferencë për media, ku ka njoftuar opinionin lidhur me dështimet e shumta të Qeverisë sa i përket zhvillimit ekonomik, rritjes së standardit jetësor të qytetarëve dhe stabilitetit financiar.
BDI thekson se vend që Qeveria ta përshpejtojë realizimin e investimeve kapitale, ato e bënë të kundërtën, shkurtuan projektet kapitale të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, sic ishte me shkurtimin e mjeteve për ndërtimin e korridorit 8, shkollave, konvikteve, objekteve sportive etj.
Kështu, ndikojnë negativisht në prodhimin industrial të vendit, në realizimin e investimve, por edhe në zvogëlimin e kapacitetit të kompanive për eksport. Dhe e gjitha kjo do të ndikojë në mos realizimin e rritjes së Bruto Prodhimit Vendor.
Burimi