
Athinë/ 45-vjeçari sirian përdh*non 6-vjeçaren
👁2241
Ajo që përjetoi një vajzë 6-vjeçare nga Maroku në duart e një 45-vjeçari sirian në Athinë, i cili nuk hezitoi ta çonte në banesën e tij dhe ta përdhunonte, është përtej mendjes njerëzore. Siç raportohet autori dhe vajza e vogël janë fqinjë pasi banojnë në banesa ngjitur në të njëjtën pallat.
Kështu ditët e mëparshme, 45-vjeçari ka parë të miturën duke lëvizur nëpër zonë dhe pa u sqaruar ende e ka çuar në banesën e tij dhe e ka dhunuar.
Më pas e mitura është dërguar në spital, ku mjekët kanë kuptuar menjëherë se çfarë po ndodhte dhe kanë njoftuar autoritetet. Gjithashtu autori është vënë në pranga.
Burimi