Arrestohet shoferi i kamionit për aksidentin në Veternik

Arrestohet shoferi i kamionit për aksidentin në Veternik

Është arrestuar shoferi i kamionit, i cili kaloi në kahun e kundërt dhe goditi disa automjete në Veternik të Prishtinës të premten. 
Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje. 
Nga aksidenti mbetën të lënduar tetë persona, e të gjithë pas trajtimit mjekësor janë liruar nga spitali. 
“Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak. Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Burimi