Arrestimi i Radoiçiç dhe dialogu, ja çfarë kërkoi O’Brien gjatë vizitës në Kosovë
Raportet e Kosovës me Serbinë, përparimi në dialogun mes dy vendeve, dhe nevoja për dorëzim të Millan Radoçiqit në Kosovë, kanë qenë disa prej çështjeve që kanë diskutuar ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Prishtinë. Sipas një deklarate të lëshuar nga qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti ka theksuar nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazë, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë një vit më parë, në mënyrë që ajo të zbatohet.
Sa i përket ekstradimit të Radoiçiqit, Qeveria ka vlerësuar se dorëzimi i tij i shërben ligjshmërisë, drejtësisë, paqes dhe sigurisë. Ndërkohë gjatë një interviste për televizionin lokal, Kanal 10,O’Brien ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë tregun e përbashkët rajonal, dhe mundësitë tjera që ka përpara, për t’u zhvilluar sa më shumë në të mirë të qytetarëve, shkruan A2.
Sipas tij, rruga përpara për Kosovën dhe Serbinë, drejt integrimeve evropiane, është vetëm duke zbatuar Marrëveshjen Bazë, të arritur mes vendeve vitin e kaluar. Në linjë me zbatim të Marrëveshjes Bazë, O’Brien ka thënë se është edhe çështja e dërgimit të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Burimi